Zhduket 18-vjeçarja, babai apelon për ndihmë: E kanë rrëmbyer

anazapta

Mungesa e vajzës prej 5 ditësh ka alarmuar prindërit, të cilët kanë denoncuar në polici zhdukjen e saj, ndërkohë që janë të frikësuar se mos atë e kanë rrëmbyer.

Denoncimi është bërë nga i ati i vajzës, i cili ka thënë në polici se nuk kanë që prej të hënë asnjë lajm për të bijen, Ruze Spahiu.

Sipas “News 24″, vajza nuk ka mbushur ende 18 vjeç. Të hënën rreth orës 10:00 të paradites ajo ka dalë në qytet dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas tyre, që prej datës 26, 18-­vjecarja është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa apeli i babait të vajzës është që ajo të kthehet në shtëpi.

“Ruze Spahiu është e fejuar, por edhe i fejuari nuk di çfarë ka ndodhur, dhe ka mësuar për ngjarjen nga familjarët e saj”- raporton “News 24″.

Share This Article
4 Comments
  • Edukata e dobet qe u japin prinderit,i con femijet ne rruge te gabuar.Kur prinderit nuk kane per vete edukate,s kane ku ta gjejne qe tu a japin femijeve,sidomos nenat.Nje komb eshte aq i zhvilluar,sa eshte femra e tij.Kjo per arsye se nena merret me femijen qe nga momenti kur lind.Nuk mjafton vetem ta ushqesh,ta veshesh e ta mbathesh,por duhet edhe ta edukosh dhe ta shohesh me ke shoqerohet.Populli yne,thote nje fjale te urte; ”Me thuaj ke shoqe ke,te te them se cila je”Kjo vlen edhe per meshkujt.

  • Ku vemi me kete rini? Mjere e ardhmja e Atdheut! Nje ngjarje e jetuar. Ne nje klub ku po pija kafe, afer meje, ne tavolinen tjeter, ishin 3 te rinj e 1 vajze. Ishin te nje moshe, ndoshta ne vitin e fundit te gjimnazit. Njeri nga djemt, zeulet dic tregonte, sic duket ndonje nga ato gaxj-mixhit e moshes, per nje nga shoqet e klases. Vajza e vetme ne tavoline, shpertheu me ze te larte sa une u akmetisa: “Po ti, iu dretua atij qe flste per nje ndodhi, ku e kishe gojen mor K.., ti qenke kokrra e b… qi…, mire ta ka bere kur s’ je i zoti, pederast!!!”…
    Shihni rruges. Dine gjithesej 17 fjale dhe ato te ndyra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *