Një 20-vjeçare rezulton e zhdukur prej pesë ditësh në Tiranë. I.H., nga Puka dhe banuese në Paskuqan nuk është kthyer në shtëpi që prej 31 korrikut, fakt ky që ka shtyrë familjen të denoncojë rastin në zyrën e Antitrafiqeve në Policinë e Tiranës, shkruan “Panorama”.
“Motra ime është rrëmbyer për qëllime trafikimi e shfrytëzimi për prostitucion, me qëllim fitimi nga persona të paidentifikuar”, është shprehur vëllai i vajzës para uniformave blu. ky ka qenë denoncimi i vëllait të 20- vjeçares, i cili ka argumentuar në polici edhe arsyet se përse ka këto dyshime. Ai thotë se ka kryer disa verifikime në mënyrë private, gjatë ditëve që motra e tij humbi kontaktet me familjen dhe nuk kthehej në shtëpi dhe ka siguruar disa informacione që e kanë drejtuar te dyshimet për shfrytëzim prostitucioni. Sipas tij, nuk ka arritur të mësojë asgjë rreth 2 personave që e kanë marrë jashtë dëshirës së saj, por është i bindur që ky informacion që ai ka siguruar, është i saktë. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke përdorur metodat speciale të hetimit. Nga ana tjetër, nëpërmjet verifikimit në sistemin TIMS, ka rezultuar që vajza e “zhdukur”, e ka kaluar kufirin drejt Italisë, disa ditë më parë.

me vjen keq per kete familje me kete ngjarje kaq te dhimbshme,,,,,por nuk jam dakort me ate qe shkruhet,,,,,,,,,,,,ok e kane rrembyer me zor mund ta ken droguar,,,,por meqenese se sistemi TIMS, thote qe ka kaluar kufirin me bej te dyshoj pak per kete vajze ,,,,,,,,,,,,,,,,,,sepse te gjithe e dime qe ne dogane ose ne aeroport duhet te kalosh perpara policise keshtu qe bie poshte dyshimi se e kane rrembyer,sepse atje po te donte vajza shume mire edhe lehte fare I denanconte rrembyesit,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!