“Zhduket” dhe dëshmitari i dytë i çështjes së Arben Frrokut

Bledar Lumani

Pas Enver Stafukës, personi i dyshuar për vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisar Dritan Lamajt, një tjetër dëshmitar i kësaj çështjeje rezulton i zhdukur.

Bëhet fjalë për ish-efektivin e Gardës së Shqipërisë, Ylli Memia, i cili rezulton person kyç sa i përket dëshmisë së Arben Ndokës, dëshmitari i mbrojtur në procesin ndaj Arben Frrokut.

Memia është personi që u telefonua nga dëshmitari i mbrojtur, Arben Ndoka, menjëherë pas vrasjes së komisar Dritan Lamajt.

Nëpërmjet tij Ndoka arriti të kontaktojë me ish-drejtuesit e lartë të policisë, Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj.

Por, në sallën e gjyqit ai e mohoi këtë gjë.

Për këtë arsye, ndaj tij ka nisur një proces për dëshmi të rremë.

Vetëm se Memia nuk është paraqitur si gjatë hetimeve, ashtu edhe gjatë seancave të para në ngarkim të tij.

Prokuroria dhe gjykata kanë dërguar disa njoftime në adresë të ish-efektivit të Gardës, por nëna e tij e moshuar thotë se nuk e di ku është i biri.

Share This Article
6 Comments
  • Eshte shume i gabuar perpjekja per te gjetur deshmitare okulare, duke i ofruar shuma te medha parash.
    Duke pare se shoqeria shqiptare sot, eshte shume e traumatizuar, duke pare se shqiptaret sot, rrezikojne cdo gje per para, asnjehere sdo te kemi deshmitare te besueshem.
    Eshte shteti qe fut nje fryme te keqe, tek ata te ashtuqjuajturit deshmitare.
    Ju jap nje rast, qe po filloi te zbatohet, do te kemi perseri nje rruge te re emigrimi, rast ky qe e degjova nga nje deshmitar i mbrojtur, i cili ne tv, deklaroi se policia i ka thene, qe do te cojme ne nje vend te BE.
    Ne rastin Santo, Lamaj, u deklarua se kush jep te dhena, merr 100000 euro, plus qe mund te shkoje ne perendim, i garantuar nga shteti dhe keta persona skane nevoje te mendojn shume, shko ne polici, jep versionin qe e ke degjuar ne lajme, se dihet, media shkon ne vendngjarje para ambulances dhe policise, merr ato pare, shkon emigron si zotni dhe mos pyet se ja ke futur dikujt qe ska faj fare.
    Prandaj me kete menyre, asnjehere sdo te kemi deshmitare te besueshem, por do te kemi deshmitare qe jeten e tyre e hudhin ne bixhoz.
    Shikoni Durim Bamin dhe mendoni llojin e deshmitareve.

    • qe je tellall e dija ,po tani je dhe budall
      Ylli nuk ka dal deshmitar vullnetar , e kane kryqezuar me verifikimin e telefonit
      ku dhe eshte pranuar qe e ka telefonuar i ashtuquajturi zt Ndoka
      po si na qenka e traumatizuar shoqeria shqiptare ?
      shoqeria shqiptare po rilind , kujdes se je ne konflikt interesi

      mbrojtjen e deshmitareve e garanton kushtetuta ,
      cdo person i tille , ka te drejte te kerkoj azil ne cdo vend ,dhe duke ditur “sigurine” e rilindjes ,e ka te siguruar .sa per D.Bamin ,shiko me mire surratin e S.Brahos dhe pastaj e kupton gjithe historine .
      dhe dicka na spjego ,
      kur ky eshte i pafajshem ,perse po zhduken gjithe deshmitaret ?
      Tahiri dhe Naco ku jane ??

      • Na moj lovja tarallake
        po me ndjek faqe mfaqe
        me je njit si bajg mas kundre
        po mdukesh si lulkuqe faqekuqe.

  • E ka thene Noli “krutan pa bes e pa imam”.

    Ky Frroku dhe Bami te lidhur me njeri tjetrin pse……? I prishin qetesine Doshit per

    nje vrasje te mire menduar kunder tij. Mbi Bazen e ketyre te dhenave nuk eshte

    shqetesuar as prokurori as krye ministri per te vetmen arsye “te mos na ik hajduti

    Meta nga kualicion”i.

    Kryeministri thirri prokurorin dhe e urdheroj te mbylle hetimin dhe gojen e Doshit.

    Bombe informacion i serise sekrete u dha nga Petrit Cinari banues ne Amerike,

    i konsideruar si vellaj i Metes do vriste Doshin me qitje ne distanc te larget.

    Brenda nates LSI e nxori Cinarin te Cmendur (por qe ky administron dhe nje

    shoqeri aksioniere gjermane ne mes te Tiranes dhe posedoka shume shtepia ne

    bregdetin e jugut). Ne rast se do mbyllet kjo ceshtje sot do rrezikoj me keq neser.

    Pse Prokuroria bashkepunoj me Qeverine e LSI ne per te mbyllur gojen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *