Zhduket Eksperimentali nga Teatri i Ri, Kiço Londo themelon Institutin

Dita

Drejtori i institucionit, Kiço Londo pasi mësoi lajmin se Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nuk do të përfshihet në ndërtesën e Teatrit të Ri Kombëtar, themelon një institut.

Themelimi i tij është deklaruar më datë 16 mars në një takim mes artistësh, studiuesish, botuesish dhe medias. Në këtë ditë është prezantuar edhe puna e parë i këtij instituti: Stanislavski – SISTEMI  (Puna e aktorit me veten)

Londo u shpreh se “Instituti i TKEKS është një platformë e kërkimit dhe e shprehjes krijuese në fushën e teatrit, performancës artistike, të ndikimit poetik dhe e teorive mbi teatrin eksperimental.”

Më tej, ai ka sqaruar edhe mënyrën sesi do të funksionojë ky institucion shtetëror. Ai thotë se institucioni i ri ka si qëllim ndërtimin e gjendjeve, depozitimin e kërkimeve interpretuese dhe edukative të veprave dhe shfaqjeve, kultivimin e teorive radikale si dhe aktin artistik me një grup të gjerë shoqëror që do kapërcejë pengesat e komercializmit dhe të kulturës së regjimit dominues.

Londo ka folur edhe për mënyrën sesi do të punësohen artistët në këtë institucion.

“Vendi i punës ose është një festë ose nuk ekziston, asnjë nuk të detyron që të jesh aty. Akti teatral bëhet një fushë shprehjeje e jetës kolektive, të bashkësisë së lashtë, të respektit, dashurisë, ndihmës reciproke dhe sinqeritetit të shpenguar midis të gjithë zbatuesve. Hierarkia zhduket. Marrëdhëniet bëhen të vërteta, nuk ekzistojnë kompromiset dhe detyrimet e përditshme të jetës sonë ua lënë vendin angazhimeve të ndërgjegjshme, zgjedhjeve personale dhe vendimeve kolektive.”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *