“Zhduket” industria e duhanit, 2018-ta rezulton më i keq

Bora Basholli

Vitit 2018 ka qenë më i keqi për industrinë e duhanit, duke bërë që të quhet një industri në zhdukje.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se që nga vitit 2005 e deri në 2018-ën, sasia e grumbullimit të duhanit të kultivuar në vend ka pasur luhatje të shumta, por asnjëherë nuk e ka arritur në mbi 2400 ton.

Vitin që lam pas janë grumbulluar vetëm 413 ton, çka bën që të jetë sasia më e ulët e kultivuar dhe grumbulluar në 14 vite.  Duke analizuar shifrat, referuar periudhës 2005-2013, vitet me problematike janë 2009-ta dhe 2012.

Ndërsa më pas duket sikur industria është ringjallur, duke arritur pikun në 2014-ën, për të pësuar një rënie drastike në dy vitet e fundit.

Mesa duket këto shifra kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë  dhe atë të Bujqësisë, të cilat kanë urdhëruar ngritjen e një grupi pune me bazë të gjerë që do të analizojë, shqyrtojë dhe përgatisë rekomandime për rregullimin e kultivimit, grumbullimit, shitjes dhe politikave  fiskale për mbështetjen e industrisë së duhanit.

Rekomandimet duhet të dorëzohen deri më datën 30 Qershor.

Kultivimi dhe tregtimi i duhanit është i zhvilluar në disa zona të vendit, si në Shkodër apo dhe në  zonën e Dumresë në Elbasan.

Por vështirësitë në kanë qenë të mëdha, pasi ka pasur mungesë vëmendje nga qeveria edhe pse industria e duhanit krijon të ardhura për mijëra familje në këto zona, shkruan skan.

Ndërkaq tregu mbizotërohet nga importi, ku vetëm për vitin që lam pas janë importuar 7.4 mld lekë cigare.

Viti         Sasia e grumbulluar/ TON

2005        1165

2006        1432

2007        1794

2008        1040

2009        690

2010        1156

2011        1296

2012        934

2013        1390

2014        2312

2015       1889

2016       1043

2017       600

2018      413

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shume e thjeshte. 2-3 vjet bie grumbullimi qe te ulet cmimi ne origjne. Pastaj grumbullojne m cmim te ulur sasi me te madhe. E hane kultivuesit dhe gazetarja e Monitorit, ose Ornela Liperi e Varuzhan Pirananjit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *