Kur kanë kaluar 24 orë nga denoncimi i familjes për zhdukjen prej një jave të këngëtarit të muzikës tallava nga Elbasani, Renato Hamza, 21 vjeç, policia ka si të dyshuar kryesore ish të dashurën e të riut. Madje kallëzimi është mbështetur nga nëna e “Renit”, Silvana, e cila ka rrëfyer për agjentët se pak muaj më parë, kur i biri u nda nga e dashura dhe u lidh me gruan aktuale nga e cila pret edhe një fëmijë, në shenjë hakmarrje ajo e ka telefonuar duke i thënë se “nuk do e gëzosh Renin, mua nga ai vetëm vdekja më ndan!”. Bazuar në këtë dëshmi, grupi hetimor ka shoqëruar 20-vjeçaren duke e marrë në pyetje dhe e mban ende në paraburgim deri në plotësimin e kushteve. Mësohet se vajza, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur, ka mohuar të ketë dijeni për vendndodhjen e Renatos, duke thënë se nuk ka pasur më asgjë me të dhe se ajo që kishte ndodhur pas ndarjes kishte kaluar. Ish e dashura kuksiane e 21-vjeçarit ka mohuar ta ketë kërcënuar Renaton apo nënën e tij, duke thënë se ka qenë thjesht e mërzitur pas ndarjes dhe vetëm kaq. Policia dyshon se ajo ka dorë në këtë ngjarje, sepse këngëtari nuk përgjigjet prej një jave në telefonin që e ka të fikur. Ai është parë nga dëshmitarë të shumtë në lagjen “1 Maji” brenda një makine në Elbasan të dielën e kaluar dhe më tej ka humbur gjurmët. Madje sipas disa prej dëshmitarëve, dukej i shqetësuar dhe sikur donte ndihmë.
Nëna e Renatos tha se i biri ishte telefonuar atë ditë nga disa djem nga Kosova që i kishin ofruar punë në lokal nate në plazhin e Durrësit. Ata i kanë thënë se ku e prisnin dhe ai kishte dalë me shpejtësi. “U vesh dhe doli me vrap. E telefonuan disa djem nga Kosova. Më pas nuk u lidha dot me të”, dëshmoi ajo në Komisariat. Dyshimet i ngre mbi ish të dashurën e djalit, që e ka kërcënuar me jetë pas ndarjes.
Më 29 qershor, “Reni i Elbasanit”, ishte nisur për në Durrës për sezon plazhi dhe për të kënduar në lokalet e natës tallava. Dyshohet se pikërisht personat e fundit që e telefonuan kanë kryer edhe rrëmbimin e 21-vjeçarit me qëllime kriminale. Ndaj policia po kërkon edhe ndihmën e kompanive celulare për të zbardhur tabulatet telefonike dhe bisedat, me qëllim identifikimin e autorëve që e telefonuan të dielën. Prezantimi si pronarë lokali dyshohet se mund të jetë edhe një kurth për këngëtarin që ka shkuar t’i takojë. Policia ka bërë edhe dy shoqërime përveç ish të dashurës, ndërsa ka pyetur për konfliktet e “Renit”. Nga të dhënat operative bëhet me dije se është parë të hipë në një makinë me targa të Kosovës në rrethrrotullimin e lagjes “1 Maji”. Kurse gruaja e re e këngëtarit shprehet dhe apelon te shteti që të ndihmojë në gjetjen e Renatos dhe që ajo të ketë familjen e saj.
“Ish e dashura më tha se vetëm e vdekur ndahet nga Reni, dyshoj se ajo e ka rrëmbyer bashkë me vëllezërit e saj dhe ajo është strumbullari. Ai ka dalë me shapka dhe pantallona të shkurtra sapo mbaroi ndeshja të dielën në mbrëmje dhe më tha se do kthehej shpejt. Madje e kanë parë djalin në makinë kur kërkonte ndihmë”, thotë Silvana, nëna e këngëtarit.

Nje evgjit me pak
Nje idiot me shume pas ketij komenti.
@ Drini ne radhe te pare eshte njeri..pastaj kengetar.
cfare thuani budallaqe