Zhduket në det 32-vjeçari, familjarët: Na telefonoi dhe na tha…

Leda Hysa

 

Një 32-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga familjarët, të cilët deklarojnë se ai ka dalë me motor uji në det mbrëmjen e së enjtes, e pas një komunikimi telefonik me të pas mesnate, nuk dinë më asgjë.

Rreth orës 22:00 të së enjte Santo Imeraj ka dalë në det me një motor uji, nuk dihet se ku do shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka qenë ora 01:30 e së premtes ku 32-vjeçari ka bërë telefonatën e fundit me familjarët.

Në këtë komunikim, 32-vjeçari u ka thënë se ka shume dallgë dhe fryn erë e fortë, e për shkak të errësirës nuk mund të dallonte as ku ndodhej.

Pasi kanë kaluar edhe mbi 48 orë nga kontakti i fundit me të, në kërkim të 32-vjeçarit është vënë edhe policia e Vlorës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka dale ne det ne ora 10 te nates dhe pas tre ore e gjysem ne ora 1:30 te mengjesit thote se ka dallge, ku ne ……..Itali, kontrabandist i mirefillte droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *