Zhduket nëna e dy fëmijëve

DITA Online

 

Një nënë e re është zhdukur dhe familja e ka denoncuar në polici.

Ajo është Sidorela Rama, nga Zhupani i Fierit dhe ka dy fëmijë.

Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, familjarët e saj kanë treguar se kur Rama doli nga shtëpia i tha gjyshes së saj, se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit.

Por edhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer.

Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.

Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *