Që prej 16 shtatorit një 29 vjeçar nga Vlora është zhdukur në rrethana misterioze, ndërkohë që vëllai i të rrëmbyerit ka bërë kallëzim tre ditë më parë dhe Policia sot ka arrestuar dy persona.
Ata janë Perlat Myrtaj dhe Lardon Myrtaj, lidhja e të cilëve me të zhdukurin nuk dihet.
Të arrestuarit janë të dyshuar si pengmarrës të 29-vjeçarit Fatjon Myrtaj, teksa janë akuzuar nga vëllai i të zhdukurit.
Policia nuk bën të ditur motivet e krimit ende të pazbardhur, por njëri prej të arrestuarve është djali i xhaxhait të të zhdukurit.
Prej gati një jave, Fatjon Myrtaj ka humbur kontaktet me familjen dhe askush nuk ka informacion.
j.l./ dita
