Zhduket një sasi e madhe alkooli, policët fajësojnë minjtë

Ornela

Qindra-mijëra litra alkool të konfiskuar jane zhdukur nga një depo e policisë në lindje të Indisë dhe policia vendore “e di saktë” se kush është fajtori.

Policët, të cilët ishin përgjegjës për depon, thonë se alkoolin e kanë pirë minjtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet zyrtare për zhdukjen e mijëra litrave të alkoolit dhe në të ardhmen të gjitha stacionet e policisë janë të obliguara rregullisht të raportojnë për sasinë e alkoolit në depo.

Po ashtu, policët rregullisht do të testohen për praninë e alkoolit në gjak.

Në Bihar në Indi, konsumimi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar, ndërsa në depo ndodheshin 900 mijë litra alkool i konfiskuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *