Një 17-vjeçare me kombësi shqiptare, është zhdukur në Britaninë e Madhe që prej 8 janarit.
Junilda Koca, kishte lënë një adresë ku do të qëndronte për një ditë në Worthing dhe prej asaj kohë nuk është parë më.
Koca ka mbërritur e pa shoqëruar në Gatwick nga Shqipëria më 6 janar dhe sipas policisë dhe shërbimeve të emigracionit, ajo kishte shkuar për të punuar në shërbimet sociale dhe ishte vendosur nën kujdesin e autoriteteve lokale.
Policia po punon me shërbimet e emigracionit dhe fondacionet bamirëse për personat e humbur për të gjetur adoleshenten shqiptare.
