Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për investimet në sport dhe për lajmet në media mbi zhdukjen e fondit 2.1 milionë dollarë dhënë nga FIFA pêr FSHF gjatë pandemisë.
Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet për sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.
‘Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë? Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do beje edhe gjysmen e investimeve.
Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia. Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe ate e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia.
Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA parate dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, shpërblehet për merite, po ti?
Ndaj për këtë unë jam i revoltuar. Ty të jep FIFA para dhe qeverisë i thua do të bëj bojkot’, – tha Veliaj.
Duke ju referuar një artikulli në media, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vetëm një pyetje:
“Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?”.
“Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, dikush duhet të përgjigjet”, përfundoi Veliaj.
a.m/dita

Ti Veliaj me pak se kushdo tjeter ke te drejte te kerkosh hesap, sepse duhet te japesh hesap per vete ku i con parate e taksapaguesve te qytetareve te Tiranes. FSHF eshte nje organizate e pavarur nga cdo lloj autoriteti politik i Shqiperise, i zgjedhur, apo i caktuar. Mos e kruaj kot me FIFAn. Vetem FIFA ka te drejte te kerkpje llogari per parate qe jep, prandaj mos e zgjat kot.
PS. Nuk jam ndpnje simpatizant i Dukes, madje as me rruhet fare per te si individ, por faktet jane fakte dhe Federatat Kombetare te Futbollit kudo ne bote jane jane autonome nga pushteti politik. Cdo tentative per te nderhyre politikisht ne pune e tyre ndeshkoget nga FIFA. Doni ta rrezoni Duken qe t’i merrni parate??? Zgjidhni nje tjeter ne baze te statutit te FSHFse, perndryshe lerini llafet e pazarit dhe gagaçlleqet bashkiake.
Se mos ti i je pergjigjur ndonjehere pyetjes se ku shkuan paret,se mos Rama ju ka pergjigjur ndonjehere pyetjes se ku shkojne parate qe mori mbi 1 miliard per termetin,me paret qe marrin ppp etj
Shih shih Erion veliaj to kerkuar llogari te tjereve!
Ku shkojne paret e ujit e uje s’kemi? Ku shkojne pare e pastrimit e pastrim s’kemi , ku shkojne taxat e parkinim e parkim s’kemi etj etj!…
Kur hajduti therret kapne hajdutin i thone kesaj!
Ah erion veliaj! ! Ke audit ti ,? bile qe te pyesin ku i zhduke paret ,ti as nuk do me iu pergjegje kontrollit te shtetit i cili bukur shume anomalija ka gjetur tek Bashkia e Tiranes , po ti as nuk je pergjegje e jo te tregojsh dokumentacionin perkatese! Besoj se ma shume se 200 million shperdorim ka gjetur kontroli i shtetit tend ne bashkine tende , pra 100 here ma shume se 2 millonet e Federates!
Ku shkuan paret Erion?!
“Miq, ka ngjare nje krim i tmershem! Bandite te pushtetit Berishes kane rrembyer Griselden e Artur Roshit te Kavajes e i kane abortuar foshnjen. Kush vjedh vota, vjedh dhe foshnja….”
(Griselda nuk ishte fare shtatzene)
“Kam bere dy dasmat e mia nje ne Tirane e nje ne Gjirokaster me nga 600 te ftuar…me pensionin e Mamase…”
“Kam shitur dikur edhe Fiq…”
Tani ejani e besojeni kete kokerr rrenacaku fytyre meit te thote ndonje te vertete.
Ti je hajdut per vete,,kurse shefi yt eshte LUBI..
Ate 2 miljonshin e dukes e ka per kepuce dhe shallvare se ju kane cpuar keq.
Bejne keta si prastitute e virgjer!
Ka nje institucion shteteror ne kete rast, me emrin ‘Prokurori’, i cili therret me gjakftohtesi dhe pa emocione keta te medias, se nga e kane burimin e te dhenave, pastaj heton dhe therret ata me kollare te futbollit, dhe rezultatet e nxjerra ia kalon gjykates, po me aq gjakftohtesi dhe pa emocione! Dhe, nwse ka vjedhje, vjedhesit perfundojne ne burg, sic e parashikon ligji!
´Real, dikur ne Dita
Pse e mendjen se kush fshijhet tek pampersat,kur te korruptuarit kane dale me emer e mbiemer ne media dhe askush nuk reagoi!
Kush ia dha fuqine Taulant Tushes ne Bashkine e Tiranes?
Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit të të ardhurave, fondeve e tenderëve; ndërsa N/kryetar është një “mik” i tij, ish-zyrtar i Gjykatës së Lartë, të cilit 6 vite më parë iu bë atentat për afera korrupsion.