Zhdukja misterioze e Berishës

redaktor

Në të vërtetë Kryeministri në detyrë i vendit, Sali Berisha nuk është zhdukur. Pas atij rezultati tejet bindës më 23 qershor të gjithë prisnin që Berisha të bënte adetin e natyrshëm në të tilla raste: Të dilte dhe të pranonte humbjen, duke uruar kundërshtarin për fitoren. E paralajmëruan daljen e tij dje, e pritëm me orë e orë të tëra, por pastaj doli dikush dhe e shoi shpresën e një dalje të mundshme të Berishës. Ai nuk e bëri këtë gjë fare të thjeshtë. E ka të vështirë ta bëjë këtë për natyrën që ka, për karakterin që e ka shpërfaqur për aq kohë sa ka luajtur në politike. Prandaj dhe ai thjesht është fshehur para syve të opinionit publik për dy ditë me radhë. Strukja e tij brenda vetes dhe strofullës që e rrethon në këto orë të fundit të pushtetërimit të tij është shumë domethënëse. Kështu bën ai kur humbet, kur sheh dhe prek disfatën, që në të vërtetë sa ishte një Vaterlo e tmerrshme për të, aq dhe ishte një ditë e madhe feste për shumicën dërrmuese të shqiptarëve që votuan unanimisht për largimin e tij nga pushteti.

Shumëkush pyet se ku ishte fshehur për dy ditë me radhë Berisha? Në fakt nuk ka shumë enigma. I traumatizuar nga goditja e rëndë e disfatës, ai ka bërë jo më shumë se nja 500 metra, nga shtëpia në zyrë dhe mandej, nga zyra e tij teka ajo e Presidentit Nishani. Këtë e konfirmoi mbrëmë për gazetën ‘DITA’ një burim i besueshëm nga brenda Kyeministrisë. Burimi bëri të ditur se gjatë gjithë kohës është diskutuar për modalitetet e dorëzimit të pushtetit, për një ikje me sa më pak bujë. Por edhe po të mos thuhej, kjo merrej me mend. E tradhtonte vetëm heshtja ulëritëse e militantëve të partisë së tij dhe entuziazmi i papërmbajtur i simpatizantëve të opozitës që festonin me flamuj, brohorima  dhe buri makinash nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kryeministri ka lëvizur me makinën e tij të blinduar, prapa qelqeve të errëta të makinës, larg syve të njerëzve dhe sidomos larg kamerave të medieve që nuk kanë arritur të fiksojnë dot asnjë sekuencë nga lëvizjet e tij. Në selinë e Kryeministrisë ai është rrethuar nga shpura e ministrave të pikëlluar, nga Basha që është takuar disa herë me të, nga nëpunësit të përunjur të tij që vërdalloseshin pa bërë asgjë me fytyra meitësh, nga shoqëruesit e përhershëm në rolin e tyre, që janë përpjekur ta ngushëllojnë sadopak për humbjen, duke iu përbetuar se do t’i qëndrojnë besnikë edhe më pas kur ai të mos jetë shef i madh. Por thuhet se së brendshmi ata e kanë mallkuar për udhëheqjen e tij drejt disfatës dhe qysh dje janë shfaqur shenjat e para të tradhtrave që do të tregojnë të vërteta tronditëve më pas për ditët e fundit të Berishës në pushtet. Në fakt, më shumë se fati i Berishës, ata kanë qenë të shqetësuar për fatin e tyre të mëpasëm, pasi dashje pa dashje ata u bënë pjesë e një qeverisjeje të mbrapshtë, ku u përzien natyrshëm korrupsioni dhe krimi, vrasjet dhe antishqiptarizmi, militantizmi fanatik me shterpësinë mendore. Thuajse pa përjashtim tash e tutje ata do të tregohen me gisht për rolin e tyre negativ, për paaftësinë dhe pamundësinë për ta parandaluar të keqen. Do të tregohen me përbuzje për devotshmëri të verbër dhe idiote që kanë treguar, për miopinë që nuk e panë me kohë humnerën ku po i degdiste ky njeri që i udhëhiqte, duke ua shuar perspektivën e mëtejshme. Ata e bënë këtë për turpin e tyre dhe do të kujtohen si mercenarë të Berishës dhe si pjesë e krimit.

Pra Berisha nuk është zhdukur. Ai thjesht është strukur, krejt i pafuqishëm për të ndalur rrokullimën në humnerë. Nëse del sot për të pranuar humbjen me shumë vonesë, do ta bëjë këtë tejet i sforcuar dhe për më tepër i detyruar, jashtë natyrës së tij.

Share This Article
11 Comments
  • Megjithese kali i fitores eshte rrezuar keqas dhe nuk ka asnje shprese te ngrihet,kryeneçesia e Berishes e pengon ate te dale si burre malsie , me kurajo qytetare e te deklaroje humbjen e thelle. Mirpo goja s’ja thote,por ate po e tradhtojne edhe te Tijte, qe deri dje i kane qendruar afer me servilizem, tashme do t’i japin nje te shtyre perfundimtare per ne greminen e paramenduar. Si do qofte, nje urim do ta kesh zoti Berisha : UDHE TE MBARE !

  • ….po ben plane te shpetoje miljardat dhe para syve tane do t’i nxjerrin jashte dhe do t’i gezojne…

  • O zoti Shehu…

    i harrove ditet e reklames se madhe qe i beje ketij Berishe?!

    Pjesen e mehmet Elezit, mos e moho, se nuk harron kujtesa e atyre qe te dine…

    Ngushelloje Berishen, edhe Mehmetin

  • Berisha ne fillim fare ishte tropojan, malsor
    Por erdhi ne Tirane dhe u be ish-malsor…

    Beri fotografi edhe me udheheqes te Revolucionit Boteror

    Me ne fund u be president e se fundi ishte kryeminister…

    Por, gjithesesi, per te do thone ish, ish, ish…gje qe nuk eshte pak.

    Po per mua, Edison Hyp Hyp Urra-n, si s’pyet njeri ku jam?

  • Nuk ke takuar thelbin:Berisha vazhdon tratativat e padukshme për të ardhmen e tij personale,te familjes dhe kolltukofageve qe u inkriminuan nepermjet tij! Burime të besueshme, nderkombetare,i dashur Xhevdet,se njihemi,në anonimitet deklarojnë kushtet e Berishes,për t’u larguar nga Shqiperia dhe Dita mbrekullisht ka në faqe të parë karikaturën e Berishës me minjtë në largim dhe mbytje…Edhe mosdalja për pranim të humbjes së thellë,ka këtë “kusht”të cilin e ka vënë në tryezë të SHBA dhe BE,sponsoret e njohur dhe te paguar amerikanë në fushatën turperuese!Berisha,kerkon mbrojtje nderkombetare gje qe nuk e ka arritur gjer tani! Jeleku antiplumb duket qarte tashmë i është trasformuar në një prezervativ plumbshpues,në të cilin është futur dhe kërkon ndihmë largimi dhe mbrojtje oborri!Rama, Meta duhet ta denoncojne tanimë mosdaljen e tij në njohje të humbjes epokale!Fjalet e Rames,per një “jetë private të mirë të Berishës,thënë dje,publikisht me fitimtarët,nuk garantojnë Berishën,krimet e te cilit tani do shperthejne,si një gjiriz erërëndë në mes të Tiranës! Meriton ndëshkim shembullor dhe jo mbrojtje nderkombetare,si konfirmojnë nën zë,burimet nderkombetare autentike!…

  • Per voice of …: Xhevdeti nuk i ka harruar ditet “e rekalames se madhe per berishen” ishte fillimi i viteve 90-te dhe Berisha ishte figura qendrore e politikes (per permbysjes se diktatures komuniste). Ishte pikerisht mospajtimi i Xhevdetit me politiken qe ndoqi Berisha ne vitet qe vijuan arsyeja kryesore e largimit te tij nga VOA (Po te kujtoj treshen vendimmarrese tropojane Berisha – Elezi – Biberaj). Ndryshimi eshte se Saliu denigroi me kaliminn e viteve kurse Xhevdeti vetem u lartesua ne profesionalizmin e tij gazetaresk “duke mos i mbajtur kalin” akujt, as atyre qe po vijne ne pushtet.

  • Mos e besoni berishen, eshte nje kameleon !
    Tani i duhet pak kohe per te fshehur gjurmet e vjedhjeve dhe te krimit.
    Sa per doreheqjen nga PDja – ne nuk na duhet fare se c’fare ben saliu me PDne, nuk jeni antare dhe as militante te asaj partie.
    Ne jemi thjesht qytetare te shqiperise. Saliu nuk eshte me kryeminister i shqiptareve, eshte nje ish kryeminister dhe kaq.

  • Ju e dini: une e kam dashur dhe e nderoj Berishen.
    Por e dua si Shef Shteti. Une ul koken dhe i nenshtrohem, gati si qen, shefit!
    Une jam gati te leh, kur ndjej se Shefit i kercenohet ndonje rrezik.

    Ju me keni quajtur e mbiquajtur me shume emra, por deri dje une isha i Berishes.

    Neser do jem i atij qe vjen, Edi Rames: Edison Hypi do behet Edison Zbriti, pse jo?

  • Ka njerez qe perulen me keq se qeni:nuk lehin edhe atehere kur i godasin.Perse gjunjezoni veten zoteri Hypi?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *