Aktori francez Zherar Depardie ka takuar dje presidentin rus Vladimir Putin, në rezidencën e tij në Sochi, në Detin e Zi. Lajmin e bën të ditur sot zëdhënësi i presidentit Putin, i cili thekson se gjatë takimit, Depardie ka marrë edhe pasaportën ruse.
Zëdhënësi e ka mohuar dorëzimin e pasaportës nga vetë presidenti Putin. Ndërsa në pamjet e transmetuara nga televizioni rus shfaqet Depardie, i cili gjatë bisedës e pyet presidentin rus nëse e ka parë filmin në të cilin ai interpreton Rasputinin.