Zhgarravina nëpër zyrat e shtetit!

redaktor

Dërguar me SMS

Në 0689073730

 

Përshëndetje stafit drejtues të gazetës Dita! Ç’janë këto zhgarravina nëpër zyrat e shtetit?! Çfarë nuk po na dëgjojnë veshët dhe çfarë nuk po na shikojnë sytë këto ditët e fundit këtu në Shqipëri! Hallet dhe problemet këtu tek ne nuk kanë të sosur!

Kriminaliteti po arrin kulmin, papunësia është ulur këmbëkryq në çdo vatër shqiptare, vjedhjet, aksidentet nëpër rrugë çdo ditë, të gjitha këto i kemi nga shteti që nuk punon. Por gati jemi mësuar me këto probleme nuk na bën më përshtypje.

Por habi të madhe ka ngjallur ngjarja e ndodhur në zyrën e punësimit në Sarandë, ku për të gjetur një vend pune sot duhet që ta shkëmbesh, “të fus në punë, më lejo të bëjë seks me vajzën e mitur” (!!) Turp dhe vetëm turp!

Ç’janë këto zhgarravina 60-vjeçarë nëpër zyra, këta fundërrina? DITA! A nuk kemi djem dhe goca të reja që kanë mbaruar shkollat e larta, pse nuk i fusin në punë? Akoma kështu do të vazhdojmë me pleq dhe plaka nëpër zyra? Këtë punë e di mazhoranca që ka marrë 1 milion votat e shqiptarëve. Ju faleminderit, Ali Gjoni, Tiranë.

Share This Article
1 Comment
  • Z.Alo ,

    besoj se do te jeni dhe ju i moshuar,akoma nuk e dini se, personi nuk eshte i punesuar ne shtet,por e bente vullnetarisht ose paguhej nga deputeti.
    Boll me ,kemi halle te tjera si popull,jo te merremi kaq dite me dy njerez pa moral,se dhe ajo zonjeza e trukuar qe pinte dhe dy paketa me cigare ne dite nuk eshte pa faj.Ne rradhe te pare ti kerkonte ndihme familjareve te saj dhe te ish bashkshortit ,dhe jo burrave te Sarandes.
    Tjeter,mosha e pensionit eshte 65 vjec per burrat dhe avash avash po shkon 63 per femrat.Cdo me thene kjo pse mbani pleq ne pune??Pse do ti hiqni te drejten per pune njerezve nga mosha.Imoraliteti, hajduteria,servilizmi etj kultivohen qe ne rini,varet se si rritesh dhe edukohesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *