Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Z.kryeredaktor, E dashur Dita. Jam një pushues në plazhin e Velipojës dhe nëpërmjet jush dua të njoftoj Ministrin e Brendshëm dhe ata që drejtojnë turizmin, se këtu nuk ka qetësi, sidomos në orët e pasdites.
Në lokale, qejflinjtë me veglat e tyre muzikore shqetësojnë pushuesit që vijnë nga brenda dhe jashtë vendit tonë. Megjithë paralajmërimet që u bëhet ata vazhdojnë me mendjemadhësi pa pyetur askënd.
Edhe pse policia është prezente, ajo qëndron indiferente ndaj këtyre fenomeneve shqetësuese. Kjo gjendje ka bërë që disa pushues të largohen. Ne kërkojmë që të merren masa sa pa ndodhur ndonjë konflikt.
