Zhurmat e Velipojës

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

E dashur Dita! Jam një pushues në Velipojë, kam ardhur se jam i sëmurë. Duhet thënë se Plazhi Velipojës çdo vit po bëhet dhe më i bukur e shërbimet janë përmirësuar. Por ajo që më shqetëson mua e shumë të tjerë, është zhurma e disa lokaleve me veglat e tyre muzikore që i çojnë në kupë të qiellit, nuk pyesin as për të sëmurët as për fëmijët, as për rregullat shoqërore e as për policinë. Ne i jemi drejtuar dhe policisë dhe ata ngrenë supet, është detyra e Bashkisë thonë. Është caktuar një orar deri në ora 24.00. Por a presin zgjuar të sëmurët e fëmijët deri në 24.00, sa të mbarojnë qeflinjtë e natës? Një pushues

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *