Kjo fotografi është bërë nga fotografi i Ministrisë së Jashtme franceze Frederic De-La-Mure dhe është dërguar në redaksitë e mediave sot pasdite nga Ambasada e Francës në Shqipëri. Tregon momentin e zhvarrosjes së eshtrave të Ahmet Zogut nga varrezat në Paris. Arkivoli me eshtrat e Zogut që duket në këtë foto do të mbërrijë në Tiranë në 16 nëntor. Një ditë më pas në 17 nëntor në Pallatin e Brigadave do të zhvillohet një ceremoni zyrtare.
“Mberritja e eshtrave te mbretit Ahmet Zogu nga Parisi ne Tirane është parashikuar më 16 nentor, ndersa me 17 nentor, diten e çlirimit te Tiranes, jane parashikuar homazhe tek Pallati i Brigadave. Me pas do te zhvillohet ceremonia shteterore e rivarrimit te eshtrave ne mauzoleumin e rindertuar mbreteror, tek Kodrat e Liqenit” – tha dy ditë më parë kreu i PLL, Ekrem Spahija.