Jo pak, por plot 1 miliard dollarë është dëmi i shkaktuar nga institucionet shtetërore për vitin 2014. Lajmin e bën të ditur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i cili raportoi dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë, duke theksuar se janë audituar 129 institucione të ndryshme publike.
Pjesën më të madhe të dëmit, sipas zt. Leskaj e ka shkaktuar marrëveshja me kompaninë CEZ të çekëve. Ai këmbëngul që çekët janë favorizuar dhe kërkoi sërish ngritjen e një komisioni parlamentare për të hetuar dëmet.
Sipas kreut të KLSH-së, nga tenderat e kontrolluar, në 80% të tyre ka pasur shkelje. Ai thekson se shkeljet më të mëdha janë vënë re në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Arsimit.
“Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme janë evidentuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh në procedurat e prokurimeve publike të realizuara, të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 85 milionë lekë”, theksoi ai.
Kryetari i KLSH-së tha se në një tendër të Ministrisë së Arsimit, sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni ka ndërhyrë direkt duke vendosur kritere diskriminuese, duke i shkaktuar shtetit një kosto shtesë prej 79 milionë lekësh me anë të fituesit paraprak të shpallur.
Një shumë prej 130 milionë lekësh dëme e ka shkaktuar Ministria e Mbrojtjes. Duke u përqendruar tek çështja CEZ, Leskaj i kërkoi Kuvendit që të ngrinte një komision Ad-Hoc me ekspertë të pavarur për të vlerësuar dëmet. Ai këmbëngul që shtetit shqiptar i janë shkaktuar rreth 500 milionë euro dëme nga marrëveshja me kompaninë CEZ. /Dita/

Nje ordiner ky ne foto.
Katunar tipik.
Hajdut me çizme.
Doganier me universitet gjeologji miniera.
Rilindja e nisi
Me kembe te mbare
Per nje vit gabiti
Lart nga nje miliarde
Viti i pare i plote
Qe drejtoi k’te vend
Paska patur dore
Bajagi te rende
Gjithmone e me teper
Anija fut uje
Vezet shume shpejt
Nuk do bejne me buje
Rilindjes se Edit
Nje milione votat
Do t’i kthehen shpejt
Ne shkopinj per rrotat
Po nuk mblodhi mendjen
Po s’i hyri punes
Nje milione shkelma
Do te marre sumes
ja kepute kot plako nuk ka vetem gjeologjine merr informacion me mire.
1 miliard dollare….po sa eshte buxheti shtetit,……qe abuzohet per nje vit 1 mld. dollare. nuk e kuptoj.
Mua më bën përshtypje mungesa e etikës së kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj në replikat me deputetët, edhe pse KLSH është një organ që zgjidhet nga Kuvendi.
Ç’janë këto fjalë të zotit Leskaj: “Pse të djeg kaq shumë kjo punë?” apo “Ti, si skifter, nuk besoj, se dukesh, si lejlek , kjo është puna jote. Jo vetëm nga shkolla e Çikagos të vish, por edhe nga ndonjë shkollë tjetër të vish…”.
Me sa duket ish-deputeti i PD-së Leskaj mendon se është deputet ende, madje, mbi deputetët, duke shfaqur një arrogancë të tejskajshme. Natyrisht, shpesh e kaluara del në sipërfaqe: ka qenë doganier i PD-së. Dihet nami që kanë doganierët si për fjalorin ashtu dhe për “dorën” e rëndë mbi bizneset.
Së dyti, njihet për arrogancë që kur ishte ministër i PD-së dhe iu kundërvu UEFA-s.
Leskaj është i famshëm për militantizmin e thekur pro PD-së, si një nga krerët e saj të lartë.
Me sa duket, ashtu si Presidenti i Republikës Bujar Nishani, edhe Leskaj është vënë në shërbim të opozitës, pasi qëndrim tjetër mbante si kryetar i KLSH-së kur në pushtet ishte partia e tij. Digjte vetëm figura anësore të PD-së.
Bujar Leskaj po shpërdoron politikisht KLSH-në.
Bujar vellai,mos harro te takohesh ne mbremje me Vullnetin e Big-Marketit…ke akoma aksione aty dhe duhet te marresh ato qe “te takojne”…Mire vella???
Nje milliard dollar!ouah sa pak per nje vend si shqiperia!!!edhe askkush nuk shqetesohet!as présidentielle,as kryeministri,as ministrat qe vazhdojne la lamin e tyre!
Po nuk Jane pak bre nje milliard dollars!
Sa fabrika e vende Pune me nje milliard tallen?sa bujqe zgidhin hallin e tyre e kontribuojne ne permiresimin e deficitit buxhetor qe kemi me vetem 1000 euros,e lere me ma shume.