Zhvendosni gjendjen civile

Dita

Nëse ende nuk keni bere zhvendosjen e gjendjes civile ne zonën apo qytetin ku jetoni, keni edhe 20 dite kohe. Pas 28 korrikut qytetaret qe nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do te gjobiten me 10 mije leke te rinj.

Kjo vlere do te vilet ne momentin me te pare kur banori te kërkoje certifikate apo vërtetim lagje.Por gjoba nuk është penalitetei i vetëm per qytetaret qe nuk zbatojnë ligjin. Drejtori i gjendjes civile Bledar Doracaj sqaron se do te kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit qe do te vihen ne funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve ne kopshte e shkolla.

Por si do te aplikojnë personat qe kane me shume se nje shtëpi?Përjashtohen nga gjobat vetëm banoret qe kane ndryshuar vendbanimin, por jo gjendjen civile. Megjithatë edhe kjo kategori duhet te shkoje ne njësinë administrative per te deklaruar adresën e re. Pas 28 korrikut, qe shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione. Per çdo zhvendosje te vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas ketij afati nis aplikimi i gjobës 100 mije leke te vjetra.

Share This Article
7 Comments
  • Atehere jepuni urdher zyrave tuaja te qendrojne hapur edhe dite te shteune e te diele dhe jashte orarit se njerzit jane ne pune dhe shtetaret jane ne plazh.

  • Po ne që jemi në emigracion si do të bëjmë? Unë kam një adresë banimi në Tiranë dhe një tjetër në Athinë. Jo vetëm unë por një e treta e shqiptarëve shpërndarë nëpër botë

    • Ultimatume te tilla vetem ne kohe lufte, kur shpallet shterrethim, behen.

      Po cfar ti besh, kete administrat kemi. …dhe po na kushton shtrenjt..

      Ndersa K.ministri, na pyet ne fb (si e jema e Zeqos nga maja e thanes)e cfar nuk shkon me qeverrisjen e tij!!???

      Po ja more te plachin syt dhe veshet. ..ky ultimatum tregon qarte se cfar nuk shkon….

      Ne cohemi naten qe te sigurojme ka fshaten e bukes. .ti na ndersen administraten. ….baje. ..baje… Keni vetem 1 jave kohe….

      Dhe pastaj do na besh nje nder qe vetem Zoti mundet. …do na e shtysh dhe 1 jave tjeter afatin para gjobvenies! !!

      Dhe keshtu do dukesh babaxhan. ….!!!

      A

  • Po ata qe banojne ne Kanada SHBA EUROPE tek cila gjendje civile te shkojne? Apo s jane dhe pak nja 1 milion e gjysem…….

  • PO DAKORT MERR ZOTERINJ TAKSAMBLEDHES ,PO ME C’FARE KA ME I MBLEDH KETO GJOBA KY DREJTOR KUR ASHTE EDHE ME MBIEMEN DORACAJ!

  • Masa te tilla shtrenguese do te sjellin shtimin e kerkesave per lenien e shtetesise shqiptare. Zgjedhja e vendit te banimit eshte nje e drejte kushtetuese dhe askush nuk mund te ndalohet qe veç vendit te banimit qytetari shqiptar te kete edhe nje qender tjeter ku ushtron veprimtarine tregtare etj.

  • Z.Guri,askush nuk po i heq njeriu te drejten per te zgjedhur vendbanimin por,kudo qe vendos te banosh duhet te jesh i regjistruar.Le te jete kjo nisme per saktesimin e vendit ku banojme se jemi bere anonim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *