Ema Andrea është shfaqur unike dhe e pazëvendësueshme mbrëmjen e së shtunës, në rolin e nënës te shfaqja me regji të Dino Mustafiç.
E gjithë shprehia e fytyrës, që në fillim ngjante pak si një lojë e saj me veten e që më pas u tjetërsua në një luftë gjatë se cilës ti nuk kujtoje më se cili ishte emri i vërtetë i personazhit kryesor, plastika e trupit, lehtësia e lëvizjeve të saj brenda skenës, të gjitha këto, bashkë me frymëmarrjet e penguara, zvarritjet e stërmundimin për të “fituar” një bisedë absurde, e bën Emën të dukej një personazh tipik norvegjez, një njeri depresiv në karrierë, të cilit i ka ardhur ora të bëjë disa llogari me veten.

Regjisori i shafqes gjatë një konference për shtyp tha se: “Nuk kemi kohë të ndalojmë dhe po humbasim dashurinë për nënën, miqtë, fëmijën, gruan. Ajo çfarë dua të them me këtë dramë është një temë e madhe, që e gjejmë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën. Pothuajse të gjithë ndjehemi si të burgosur. Me këtë shfaqje ngremë pyetje, shprehim idetë tona, shfaqim emocionin dhe idetë pozitive, sepse teatri nuk është vetëm një akt estetik, por edhe një akt social. Vetmia e njeriut është tema më e afërt e aktualitetit që po jetojmë. Ja, unë kam reflektuar. Sapo të mbarojë shfaqja, kam menduar të marr nënën time në telefon”.
Drama “Nëna dhe fëmija”, që pati premierën te shtunën, do të vijojë deri në 16 nëntor, në Qendrën Kulturore “Tulla Center”.
Mustafiç, duke folur për karakteret e shfaqjes, shtoi se “këta njerëz nuk janë të lumtur, sepse ritmi i jetës dhe morali i shoqërisë u ka bërë vrima në trupat e tyre bosh dhe se, për këtë arsye, impulset e tyre në shfaqje kanë qenë të rënda.
Gozhdoi shoqëritë edhe kur tha se meshkujt e grupimeve patriarkale janë mësuar të thithin femrën deri në marrjen e frymës dhe se baballarët kanë bërë fajtore nënat para të bijve për çdo gjë që ka ndodhur”. Është shfaqja e tretë me të cilën ai vjen në Tiranë dhe një arsye e madhe, sipas tij, janë edhe aktorët e mirë.
“Ka artistë të talentuar, që janë të gatshëm të punojnë me mua për kërkimin artistik dhe estetik. Kam aktorë të mirë dhe një tekst të mirë, me të cilët shpresoj të gjej edhe suksesin përballë audiencës”, tha regjisori që muaj më parë shënoi sukses me “Equus” në Teatrin Kombëtar.
Drama “Nëna dhe fëmija” do të shfaqet me një skenografi artistike nga Klod Dedja, koreografi nga Gjergj Prevazi, kostumografi të Berina Kokonës dhe muzikë të kompozuar nga Ilir Bajri. Skenari është bërë nga Zejlka Udoviciç Plestina, që na tregoi se ka përdorur një gjuhë poetike në funksion të konceptit modern të dramës. Jon Fosse është një nga shkrimtarët bashkëkohorë norvegjezë më të përkthyer dhe të interpretuar. Kritikët e kanë cilësuar si një nga autorët më inteligjentë të dramës dhe letërsisë bashkëkohore.


Mire aktorja ka dale topless, puna e saj. Publiku dhe kritika do ta vlersojne ose jo.
Po ju pse i kene vene pulle te zeze fotove??? Po i ruani nderin apo nuk e shikoni dot…Hahahaha..
I zoti e jep, tellali se shet…
arto
e di përse e kanë bo??
thjesht për të të detyruar të shkosh në teatër!!
atje nuk ka censurë!!
hahahaha, leje mos i hap mendjen se kush duron dhe nje tjeter qe ben selfie ose qe i bie celulari
Me gjithese me vonese (Une jam xhveshur qe para njezet vjetesh!) perseri kjo eshte nje fitorje e madhe qe tregon edhe nje here forcen e Partise dhe se VETINGU do te beje hatane..!
Une do te shkoja ta shikoja shfaqjen per “zhveshjen e mahniteshme” kur ema ishte 18 vjece. Tani eshte teper vone …
Plasi peshku dhe ne teater cfare Ideje po vicat vijne ne skenat tona….skemi regjizore ne keshtu po do vijne vicat te na vene njerezit neper skena duke i xhveshur si fizikisht dhe moralist si u be kjo pune……sa keq.te na xhveshin grate me demek si moderne.Shume e shemtuar.Ide shume e shemtuar.Mesazhi o burra xhvishuni se eshte normale.Vaj medet ku po shkon ky komb.As qe na Duhen shfaqe te tilla qe ulin figuren e gruas.Saper aktoren eshte zgjedhja e saj.Po se besoj se ka femi qe desheron ta shofi medemek nene te zhveshur.O pika more regjisor qe qenke.Hajde art hajde.
Behu ti regjisor atehere dhe shkri talentin. Duke qene se eksperienca ka treguar qe shkembimi artistik mes shteteve sjell zhvillim per artin brenda vendit e prandaj ftohen dhe regjizor te huaj.
Nudizmi ne kte shfaqje ka nje kuptim nuk eshte ngacmim seksual por nje element dramatik, nuk eshte si videoklipi i ciljetes ose ktyre te tjerave. Mos bej moralistin kot se, spo ta prish teatri shoqerine po padituria ekstreme dhe deshira per te shkaterruar cdo gje.
Ema eshte “shitur” per te “zhveshur” me shume bileta. Po te mos ishte zhveshur, kjo shfaqje do te kalonte pa asnje zhurme, edhe sikur te ishte kryeveper.
Suksese aktores se talentuar dhe te kalibrit te larte Ema Andrea!
Nudititet en teater? epo edhe kete s”e kishim degjuar. Ideaj nuk mund te percohej pa nudititet? Kjo tregon qe ai qe e ka vene ne skene nete pjese tregon qe nuk ka formimin e duhur per te vene ne skene nje drame e perdor lakuriqesine si mjet te shese biletat.