Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zhvillohen homazhe për poetin dhe përkthyesin Perikli Jorgoni
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Zhvillohen homazhe për poetin dhe përkthyesin Perikli Jorgoni
AktualitetJeta ne ciftLajm i fundit cicerr

Zhvillohen homazhe për poetin dhe përkthyesin Perikli Jorgoni

anazapta
Published December 14, 2012
Share
SHARE

Po zhvillohen sot në hollin e Teatrit Kombëtar homazhet për nder të poetit dhe përkthyesit të mirënjohur Perikli Jorgoni i cili ndërroi jetë ditën e mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Poeti Jorgoni u përplas nga një automjet pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën  Tiranë-Durrës në momentin ku ishte duke kaluar rrugën. Miq, të afërm, kolegë dhe personalitet të letërsisë dhe të artit do të zhvillojnë homazhe nga ora 09:30-11:00 në Teatrin Kombëtar.

Jorgoni njihej si një nga përkthyesit e mirë dhe me nivel, pasi ka sjellë në gjuhën shqipe një seri veprash dhe autorësh nga më të njohurit e letërsisë botërore.

Perikli Jorgoni u lind në Tiranë më 15 gusht 1936. Aty kreu shkollën fillore dhe më pas edhe studimet e larta universitare. Për shumë vite punoi si mësues në shkolla të Tiranës e më pas edhe si gazetar e si përkthyes pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Ai ka qenë një përkthyes i talentuar, poet i disa vëllimeve me poezi si dhe mjaft përkthime.

Vitet e fundit ai u bë nismëtar i botimit të revistës letrare në Durrës “Up Date D”.  Aksidenti i përkthyesit Perikli Jorgoni është i dyti për këtë vit për njerëzit e shquar të artit e kulturës, pas aksidentit tragjik të koreografit Agron Aliaj.

anazapta December 14, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • xhemal zekaj says:
    December 14, 2012 at 8:15 pm

    U prefte shpirti ne paqe ,ti rojne familjaret .Profesor Perikliu do te ngelet gjate ne kujtesen e nxenesve te vet qe mesoj me aq dashuri dhe profesionalizem te lart ai ishte nje njeri i pa ngopur me dije dhe i pa lodhur per ta mare ate Ai ishte shembull i nje mesuesi qe edhe pas 41 vjetesh une kujtoj me mall oren e mesimit te tij e pa krahasueshme me asnje tjter.Ngushellime familjes

    Reply
  • mentari says:
    December 14, 2012 at 10:35 pm

    e kujtoj profesor Perikliun kur na lexonte ne origjinal PUSHKININ ne oren e letersise
    ne kohen e lire luante futboll me ne
    respekte
    ngushellime familjareve

    Reply
  • Petro Luarasi says:
    December 15, 2012 at 12:24 am

    Perikli Jorgonin do ta kujtojme me nderim te madh edhe si nje atdhetar te perkushtuar, nip i devotshem i Hile Mosit. Ndonese me nje pension modest e i moshuar, me te shoqen pa pune, ai me shpenzimet e tij organizonte grupe e aktivizohej te shkonte kudo ku zhvilloheshin pervjetore e aktivitete te rendesishme mbarekombetare, si Kongresi i Manastirit, Ngritja e Flamurit ne Decic nga Ded Gjo Luli, Kongresi i Elbasanit, ne filmimin e dokumentarit te bujshem te Top Chanalit mbi Papa Kristo Negovanin,etj. U shpreh ngushellimet se shoqes, vajzave e familjareve te tjere te nderuar.

    Reply
  • Dhori says:
    December 15, 2012 at 12:48 pm

    Fatkeqesi e rende. I dyti njeri i kultures sone (pas prof. Agron Aliajt) qe humbet jeten nga qarkullimi mizerabel i automjeteve ne rruget tona me “standarde”.
    Ngushellime familjareve te poetit dhe perkthyesit Perikli Jorgoni.

    Reply
  • elida jorgoni says:
    January 18, 2015 at 1:46 pm

    Humba atdhetarin, bashkepunetorin, mikun me te mire qe kisha.Une jam ne ty dhe ti je ne mua.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?