Zhvillohen seancat dëgjimore për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH dhe kryetarin e Bordit të AMF

Edlira Shehu

Komisioni për Ekonominë dhe Financat njoftoi se zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për pozicionin e anëtarit të këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Kandidatët e interesuar që kishin dorëzuar dokumentacionin për këtë pozicionin, të cilët ishin edhe të ftuar në mbledhjen e sotme ishin znj. Violeta Nikleka (Staka), znj. Fatmira Kola dhe znj. Brunilda Isaj.

Dy kandidaturat znj. Nikleka dhe znj. Kola bënë prezantimin përkatës në komision, ndërsa znj. Isaj u skualifikua për shkak të mosplotësimit të kriterit bazë për arsimin përkatës.

Mbledhja vazhdoi me seancën e dytë dëgjimore me kandidatët për pozicionin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kandidatët që kishin dorëzuar dokumentacionin dhe ishin të ftuar në mbledhjen e sotme ishin z. Julian Naqellari, znj. Sonila Rreshka, z. Endrit Bushati, z. Pajtim Melani, znj. Onorita Jata dhe z. Olsi Coku.

Të gjitha kandidaturat e mësipërme  bënë prezantimet përkatëse në komision ku shprehën interesin për këtë pozicion vakant.

 

e.sh/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *