Në kuadër të projektit dy-vjeçar “Përmirësimi i aksesit në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri: Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Sistemin e Paraburgimit”, financuar nga Bashkimi Evropian me kontributin e Institutit të Shoqërisë së Hapur, Instituti Europian i Tiranës (IET) në bashkëpunim me Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Shoqatën shqiptare të psikologëve, organizon konferencën “dritat dhe hijet e Sistemin Shqiptar të Paraburgimit në vitin 2012: cilat masa janë të nevojshme për të ecur përpara”, për të prezantuar dhe diskutuar raportin monitorues e vitit 2012 mbi Sistemin e Paraburgimit hartuar dhe botuar nga Instituti Europian i Tiranës.
Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në Hotel Mondial, Salla Dea, ditën e martë 21 maj 2013, nga ora 10:00 deri në orën 13:30. Gjuhët e punës do të jenë anglisht dhe shqip.
Organizatorët e takimit kanë ftuar mediat dhe jo vetëm, të marrin pjesë duke konfirmuar praninë e tyre në numrat e mëposhtëm 0672018327 ose 2245573 ose adresë email-i [email protected].