Paraditen e sotme është zhvilluar konferenca,“Sfida e sigurisë detare në detin Adriatik dhe Jon”.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kryeministri Sali Berisha, Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu, Ministri I Mbrojtjes, Arben Imami, etj..
Ambasadori Alexandër Arvizu ka theksuar domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, për adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë në Adriatik dhe Jon.
“Konferenca e sotme paraqet një hap të pare në një rrugë të gjatë për bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar sigurinë detare në rajon. Sfidat kanë të bëjnë me përpjekjet praktike që duhen bërë për tu përballur me këto sfida. Këto rreziqe lidhen jo vetëm me kufijtë gjeografike, prandaj duhet të punojmë së bashku, të gjejmë qasje dhe strategji që karakterizohen nga fleksibiliteti. Vetëm duke mbyllur ndarjet ne mund të jemi të efektshëm për adresimin e sfidave të sotme. Siguria nuk mund të bëhet e mundur pa përpjekje rajonale dhe bashkëpunim rajonal. Ky është fokusi i konferencës së sotme.”tha Arvizu.
Forcat Detare jane instrumenti kryesor e sigusise detare. Nje kembesor do ta marri kete pergjegjesi?