Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Besjana Kasami apo siç e njohin tashmë fansat me emrin artistik Big Mama sapo ka përfunduar fotosesionin e ri në të cilin shfaqet si një bionde seksi duke u inspiruar kështu nga ikona e modës botërore, Marilyn Monroe.
Në fakt, këngëtarja shqiptare me këtë fotosesion ka treguar edhe anën e saj sensuale si një sexy girl duke pozuar kështu para fotografit Veton Osmani vetëm me një pelice nga Jasmina Drakull, derisa për make up-in e saj është përkujdesur Armend Ramadani.

