Rita Ora është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Këngëtarja shqiptare që po shfaqet së fundi në ekranet televizive të mbarë botës si imazhi i Samsung Galaxy 6, ka guxuar këtë herë më shumë seç duhet. Ajo ka hedhur në internet, një foto krejtësisht nudo me mbishkrimin “Meanwhile…” (“Ndërkohë…”).
