Zidane e ka ndarë mendjen, ja si do të luajë kundër Dortmundit

DITA Online

 

Gjatë kohës së tij si trajner i Real Madridit, Zinedine Zidane ka krijuar idenë se është mjeshtër i rotacioneve, por kur vjen puna te ndeshjet e mëdha ai rrallë shmanget nga 11-shi i tij më i mirë.

Këtë të martë, “Los Blancos” do të luajnë me Borussia Dortmund-in në ndeshjen e tyre të dytë në Ligën e Kampionëve dhe trajneri francez e ka të qartë formacionin fitues.

Portierit Keylor Navas do t’i besohen dorezat, ashtu siç ndodh gjithmonë në ndeshje serioze. Në mbrojtje gjithashtu nuk pritet të ketë befasi. Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Nacho janë alternativat më të mira, duke marrë parasysh se Marcelo është i dëmtuar. Zidane, siç shkruan gazeta “Marca”, ka menduar të luajë me katër mesfushorë në formë rombi, Casemiro, Luka Modric, Isco dhe Toni Kroos. Më përpara do të vendosen Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, të cilët do të përpiqen të trazojnë mbrojtjen e verdhezinjve, e cila ka jo pak probleme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *