Zidane kundër djalit Enzo: Ai është i lumtur, por dua ta mposht

Gazeta Dita

“Në fillim kisha një lule, tani duket e vyshkur, por ky është futbolli. Unë mendoj se kam ende një lule të bukur në dorë.” Fillimi i pasigurt i kampionatit nga Real Madrid, që e sheh veten në vendin e tetë me shtatë pikë disvantazh nga Barcelona pas pesë javësh, nuk e tremb trajnerin Zinedine Zidane, pavarësisht se e njeh momentin delikat që po kalon skuadra e tij.

“Shpresoj që Enzo të mos shënojë gol dhe unë dua të fitoj. Megjithatë, jam i lumtur për Enzo, sepse ai po jeton i lumtur te Alaves, por unë dua të fitoj.”

“Jam në këtë klub dhe më pëlqen të qëndroj, – ishte deklarata e tij në konferencës për shtyp para ndeshjes delikate jashtë fushe kundër Alaves, ku do të përballet edhe me djalin e tij Enzo.

Nuk mendoj gjëra negative për momentin që po kalon skuadra, sepse është pjesë e lojës së futbollit. Gjëja pozitive është se nesër kemi një ndeshje dhe të martën një tjetër në Champions, menjëherë kemi mundësinë të dalim nga ky moment jo i mirë.”

Trajneri i Real nuk kërkon justifikime, por as nuk shqetësohet nga 7 pikët e disavantazhit nga rivalët e Barcelonës: “Nëse unë do të kisha shtatë pikë avantazh nuk do të thosha se Liga është mbyllur.

Kjo nuk do të ndodhte as me 10 apo 15 pikë avantazh sepse mbeten edhe 33 ndeshjes. Nuk jam i shqetësuar për rezultatet e fundit, do të isha i shqetësuar po të mos kishim krijuar raste për shënim. Kundër Betis patëm 27 mundësi shënimi, por topi nuk donte të futej në rrjetë.”

Më pas, trajneri i Real Madrid, sqaron se nuk do të heq dorë nga rotacioni: “Nuk do të ndryshoj asgjë nga strategjia ime sepse nuk kam asnjë futbollist që nuk më pëlqen dhe nuk mendoj se një lojtar duhet të luajë 70 ndeshje në vit. Sepse me gjithë kombëtaret, aq shkon numri për titullarët.”

Te Alaves luaj djali i tij Enzo, i huazuar nga Real gjatë verës: “Shpresoj që të mos shënojë dhe unë dua të fitoj. Megjithatë, jam i lumtur për Enzo, sepse ai po jeton i lumtur te Alaves, por unë dua të fitoj.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *