Zidane, trajneri i katërt më i suksesshëm në historinë e Real

Gazeta Dita

Me triumfin e fundit, të marrë në “Phillip II Arena” të Shkupit, Zinedine Zidane po shkruan historinë e Real Madrid, pas karrierës së tij të shkëlqyer si futbollist me këtë klub. Në më pak se dy vite, francezi ka shkruar emrin e tij me germa të arta me 6 tituj të fituar, duke u bërë trajneri i katërt më i mirë në historinë e “Los Blancos”.

Me dy Champions League, dy Superkupa të Europës, një La Liga dhe një Botëror për Klube, ai është vetëm një trofe larg Vicente del Bosque, i cili ka fituar shtatë trofe. Për më tepër, 45-vjeçari është vetëm dy trofe larg Luis Molowny dhe pak më larg nga Miguel Munoz, që ka fituar plotë 14 tituj, por udhëtimi i Zidane si trajner i Real Madrid sapo ka filluar.

Mes të tjerash, ish-kampioni i botës me Francën, është bërë edhe trajneri i dytë në histori që e ka fituar Superkupën e Europës për dy vite radhazi, pas Arrigo Sacchi në 1990-ën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *