Dy persona u plagosën pas një konflikti banal mes dy familjeve fqinje në Bërdicë të Shkodrës. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa të dëmtuarit u dërguan në spitalin rajonal për mjekim. Ata kanë marrë plumba në bark dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë, Simon Trëndafili, 53 vjeç dhe Nuri Isufi, 54 vjeç, janë qëlluar me pistoletë nga Asllan Nasufi, i cili u arrestua vetëm pak pas ngjarjes. Sipas policisë, autori i dyshuar në fillim ka debatuar me të plagosurit për bagëtitë që ishin futur në tokën e tij. Por pas fyerjeve të ndërsjellta, ka marrë armën që mbante pa leje dhe ka qëlluar mbi fqinjët e tij. Policia tha se pas arrestimit, ndaj Nasufit u ngrit akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
0 burra vrituni shqiptarë? O ju pastë shkjau xhan! Jepini sepse kush s’ka mend ka kobure dhe duhet ta zbrazé. Ta zbrazë burra,qoftë dhe per mustaqet e çelos!
Qa thuuuuaaaa ,i paska honger barin ….delja …dhe i plagosiiiii …
e jo, nuk quhet .Bur{r}at te vrasin …te vrasin per barin e deles .