SMS në DITA
Në 0689073730
Llogaritë duhen bërë përpara se ta futësh ujkun mik në vathë, e jo pasi e ke lëpirë ditë e natë. Vizitat ‘diplomatike’ në zyrën anakronike të S.B. bëjnë ‘mu’. Mesazhi i qartë: ‘frenohuni!’ Iluzionet mbeten iluzione kur çelësi i ekuilibrit të brendshëm është në duart e botës. Çdo gjë nën kontroll, e sado sallatë të grish, ekonomia nën 0 dikton, litari shtrëngon, mund të të lërë dhe pa bukë…
Çdo gjë në dorë të kredive ‘të ëmbla’ të bankave të mëdha që farkëtojnë zinxhirët e trashë për qafat e popujve skllevër të kohëve moderne. Përgjegjësia kriminale e S.B. fillon më herët, që nga viti ‘92 kur në emër të demokracisë shkatërroi anë e mbanë Shqipërinë, e transformoi në një vend të mjerë, pa industri e bujqësi. Por përgjegjës s’është vetëm S.B., ai është tabela e dukshme, por ‘të padukshmit’ kanë qenë e janë shumë herë më të fuqishëm e të rrezikshëm se shërbëtori i tyre S.B. N.Y.
