Këto automobila që dikush mund t’i konsiderojë si “fosile” të sistemit komunist, apo dhe që akoma më keq kur shteti aktual i çon për skrap, një individ privat i mençur i ka kthyer në objekte muzeale, ose në dy souvenir automobilistike.
Ato prej dy ditësh qëndrojnë si mjete muzeale në hyrje të një panairi në kryeqytet që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
“’Jiefang CA10’, modeli kinez i ‘ZIS-150’ dhe ‘Nanjing Yuejin NJ-130’, modeli kinez i ‘GAZ-51’, ndodhen të ekspozuar para Pallatit të Kongreseve si pjesë e panairit të organizuar”,- shkruan sot profesionalja “Albanian-Transport”, citon “Mapo.al”.
Sipas “Albanian-Transport”, kamionët janë pjesë e koleksionit të shoqërisë “ARB Security”, e cila njihet për koleksionin e pasur të mjeteve historike.
Targa e shkruar në spondet e karrocerisë ka qenë traditë në kamionët e asaj kohe.
“Por mos u gënjeni nga motori në karroceri: është motor diesel ‘IFA’ që ka qenë i montuar te ‘Zisi’, në zëvendësim të motorit origjinal 6 cilindërsh me benzinë. Në vitet 70-të, u eksperimentua (jo pa probleme) vendosja e motorit diesel ‘IFA’, si më ekonomik”,- shton më tej “Albanian-Transport”.
Këta janë kamionët e parë të prodhuar nga R.P. e Kinës në mesin e viteve 50-të, me licencën dhe ndihmën e specialistëve nga Bashkimit Sovjetik./Albanian-Transport/


Vertete primitive krahasuar me mjetet e sotme, por me ta eshte kryer nje pune kolosale gjate me se 40 vjeteve!