Zjarr i madh në një banesë në Gjirokastër, në rrezik një objekt kulti

Elena Tase

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Picar të Gjirokastrës.

Përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe nga raportimet mësohet se po rrezikohet edhe një objekt kulti i fesë Bektashiane. Në vendngjarje kanë mbërritur 2 grupe zjarrfikësish të cilët po bëjnë të mundur vënien në kontroll të flakëve, për të mos rrezikuar edhe banesat aty pranë.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *