Zjarr i madh në një pallat në zonën e ish-Bllokut

Ornela

Një dyqan parfumesh në një pallat në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet është përfshirë nga një zjarr i madh.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në rrugën ‘Brigada 8’.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bomol gazi që ka shpërthyer, ndërsa nuk bëhen ende të ditura më shumë detaje rreth ngjarjes.

Flakët po përhapen me shpejtësi.

Zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë edhe banorët po përpiqen me mjete rrethanore të shuajnë zjarrin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *