Zjarr i madh në Patos, flet Alket Halimi: Rrezikohen plantacione me ullinj

Gazeta Dita

Një zjarr masiv ka përfshirë vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’ në Patos të Fierit, mbrëmjen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendngjarjes, por terreni i vështirë e pengon ndërhyrjen e tyre dhe kërkohen ndërhyrje nga ajri.

Si pasojë e zjarrit janë djegur sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Ndërkohë shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Patos, Alket Halimi në një prononcim për “News24” u shpreh se situata është tepër kritike, ndërsa rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru.

“Situata është kritike, pasi era favorizon përhapjen e flakëve. Rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru frutore. Po punojmë për të vënë flakët nën kontroll”- tha Alket Halimi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *