Zjarr i madh në Velipojë, zjarrfikësja rrethohet nga flakët. Asfiksohet drejtuesi

Gazeta Dita

Një zjarr ka rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetëra bagëti në fshatin Reç i Ri ne Velipojë.

Kanë qenë vetë banorët që fillimisht kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe më pas kanë mbërritur zjarrfikëset.

Një zjarrfikëse ka rrezikuar ndjeshëm sepse është rrethuar nga flakët dhe tymi.

Shoferi Ramiz Berhanxhia është asfiksuar për momentin por ka arritur që të shpëtojë dhe nuk ka pësuar dëme por vetëm një helmim të momentit.

Falë ndërhyrjes së banorëve dhe zjarrfikësve është arritur që zjarri të neutralizohet.

Banesat dhe banorët janë rrezikuar ndjeshëm sepse flakët janë afruar deri ne 3 metër afër tyre.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *