Zjarr i përmasave të mëdha në aksin Fier-Levan, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Gazeta Dita

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Levan të Fierit, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, ndërsa për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë të pamundur të qarkullojnë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Forca zjarrfikëse në vendngjarje dhe policia po punojnë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk dihen shkaqet e motivet e zjarrit,po dihet se qeveritaret tone edhe pse ne pushtet as nuk kane parashikuar se po mundet me pasur zjarre ne vendin tone ,e as nuk kane parashikuar se duhet me ble mjete edhe me pas nje plan per parandalimin e tyre …
    Do not disturb,
    Jam ne Fb
    Pasurimi i FBukut eshte si duket detyra per te cilen i paguajme?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *