Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e kësaj të marte në Lushnjë, në një prej lagjeve të hyrjes jugore të qytetit.
Një tokë e pa punuar e mbuluar me shkurre e ferra është përfshirë nga flakët, duke rrezikur disa banesa pranë kësaj sipërfaqe.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe banorëve të zonës, të cilët lokalizuan zjarrin, i cili mund të zaptonte edhe më shumë sipërfaqe nëse do të vazhdonte me të njëjtin ritëm.
Policia e Lushnjes po merr në pyetje banorët e shtëpive për të zbardhur shkaqet. Ende nuk ka një piste zyrtare por nuk përjashtohet rasti që zjarri mund të ketë marrë nga pakujdesia e dikujt që ka tentuar të pastroje tokat.
l.h/dita
