Zjarr masiv në kodrat e Selitës, zjarrfikëset luftojnë me flakët

DITA Online

Pak çaste më parë është  përfshirë nga zjarri bimësia në Kodrat e Selitës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë.

Zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa terreni i thyer e bën edhe më të vështirë punën e zjarrfikëseve për të vënë flakët nën kontroll.

Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri ndërsa pritet të zbardhen edhe shkaqet e tij, nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *