Zjarr me përmasa të mëdha në Ulëz, banorët: Flakët po na vijnë afër shtëpive

Gazeta Dita

Një zjarr i përmasave të mëdha rrezikon disa familje në fshatin Trodhen në Bushkash. Banorë të zonës kanë ngritur shqetësimin e tyre për situatën e krijuar, pasi flakët po u afrohen shtëpive të tyre. Duke folur për “News 24”, një nga banorët thotë se nga zjarri rrezikohen jo vetëm banorët, por edhe disa stane në zonë, dhe bagëtitë e tyre.

Banori i fshatit Trodhen thotë se vatra e zjarrit është krijuar prej dy ditësh, por nuk është mundur të neutralizohet.

Ai shton se i janë drejtuar për ndihmë institucioneve vendore, por edhe pse një helikopter ka shkuar ditën e djeshme, nuk është kthyer më, me pretendimin se ka pësuar defekt.

Banorët e zonës bëjnë apel për ndihmë në “News24”, pasi thonë se ndihen tejet të rrezikuar, pasi flakët po u mbërrijnë afër shtëpive.

Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë, ndaj banorët bëjnë apel që të dërgohen helikopterë për të shuar zjarrin.
zjarri bushkash

Share This Article
2 Comments
  • Pse ja vute zjarrin ju banore te katundit?
    Gjini zjarrvenesin,kapeni,silleni ne rajon te policise,pastaj t`ju sjell helikopterin bashke me avjonin Kanader…
    Lshoje komentin moderator,se pa u denuar kush,nuk vene mend keta,perdite i vune flaken shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *