Zjarri në një banesë në Tiranë, ndërron jetë kryefamiljari

anazapta

Ndërron jetë në spital një nga të lënduarit dje në zjarrin që përfshiu një vilë katërkatëshe në Farkë të Vogël, në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Spitali Ushtarak, Ilir Qefalia ka ndërruar jetë sot në spital. Ndërkohë, në gjendje të rëndë mbeten gruaja dhe vajza e kryefamiljarit Qefalia.

Nga zjarri që përfshiu dje pasdite shtëpinë e familjes Qefalia mbetën të lënduar tre persona.   Shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi, e cila kishte rrjedhje në një nga dhomat e katit të tretë të shtëpisë. Ka mjaftuar shtyja e çelësit të dritës për të shkaktuar një shpërthim aq të fuqishëm, sa ka hedhur nga kati i tretë të zonjës së shtëpisë.

Ndërkohë, mjekët thonë se shpëtimi i jetës së kryefamiljarit Qefalia ishte i pamundur, pasi ai ishte djegur në 100 për qind të trupit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *