Një zjarr i rënë rreth mesditës në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë, i ka shkaktuar vdekjen një personi. Ngjarja ka ndodhur në bodrumin e një pallati të ri, në afërsi të urës së Shkozës.
Viktima mësohet të jetë Alfred Mersuli, 47-vjeç, roje parkingu i kompleksit të pallateve ku ndodhur tragjedia.
Policia dyshon se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë ngrohëseje apo bombole gazi, që roja kishte ndezur për të ngrohur. Aktualisht, në vendin e ngjarjes ndodhet forca të shumta zjarrfikësesh dhe policie.
