Burgu i Rrogozhinës është vënë në alarm mbrëmjen e sotme, pasi flakët e zjarrit kanë përfshirë ambientet e brendshme të tij.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, ndërsa dyshohet paraprakisht se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarri fillimisht ka përfshirë dhomën ku të burgosurit zhvillojnë takimet me familjarët.
Si pasojë e zjarrit një i dënuar dhe një punonjës i burgut kanë mbetur të asfiksuar dhe janë transportuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, ndërsa probleme ne frymëmarrje për shkak te tymit kane shfaqur edhe te dënuar te tjere.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëse nga Tirana dhe Kavaja, te cilat brenda nje kohe te shkurter kane mundur te vene ne kontroll situaten, duke shmangur çdo tragjedi te mundshme.
Nga ana e policise kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
