Zjarr në burgun e Venezuelës, 68 viktima

Leda Hysa

 

 

Një zjarr i rënë në një burg në qytetin Valencia të Venezuelës i ka marrë jetën 68 personave. Zjarri u nis nga të burgosurit, të cilët i vunë flakën dyshekëve në një përpjekje për t’u arratisur ditën e mërkurë.

Mendohet se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët kishin shkuar në burg për të vizituar të dënuarit.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar të afërmit e të burgosurve, të cilët ishin grumbulluar pranë komisariatit pasi morën vesh se aty kishte rënë zjarr.

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të nisë menjëherë një hetim të thellë për këtë ngjarje.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet mbi tragjedinë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *