Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një nga gjashtë depozitat e naftës në Sukth, Durrës. Flakët kanë përfshirë një depozitë karburanti tek ish-SMT.
13 automjete zjarrfikëse nga Durrësi, Tirana dhe Lezha, dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Policisë së Shtetit, si dhe komuniteti i banorëve të zonës kanë punuar për më shumë se 3 orë për të vënë në kontroll flakët e zjarrit, që rrezikonte edhe banesat e fshatit Sallmone në Sukth.
Zjarrfikësit kanë evakuuar banorët e zonës përreth, pasi banesat gjenden jo më shumë se 50 m nga vatra e zjarrit.
Një banor i zonës tregon se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një boti. “Kanë shpërthyer flakët rreth orës 11:00, shpërtheu një bot, u alarmua e gjithë zona, zjarrfikësit kanë ardhur pak me vonesë, rreth orës 11:20, por tani janë duke bërë punën e vetë, zjarrfikësit kanë mbërritur në orën 11:20. Banesat nuk janë prekur, nuk ka të dëmtuar në njerëz por largësia është rreth 50 metra”, tha ai për News 24.

Rama Ngjela po leshojne kriminelet e tyre .Ngjela e shprehu ne tv se cdo bej dhe flaket filluan turp .Bizneset te vene roje duke e ditur se cfare kriminela kane rrotull.Mos presin nga qeveria te mbrojne gjakun e tyre.