Një banesë private në lagjen “Belebej” në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Fillimisht zjarri ra në një kasolle e më pas ka përfshirë dhe banesën private.
Për fat të mirë flakët janë neutralizuar në kohë pasi rrezikoheshin edhe banesa të tjera për shkak se ndodhen pranë njëra-tjetrës.
Raportohet se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
f.h/dita
