Një kabinë pushimi dhe 5 makina janë djegur në Gjirin e Lalzit, mes tyre dhe një furgon si pasojë e një zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, por fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri i rënë në kabinë është përhapur me shpejtësi duke djegur më pas edhe makinat që ishin të parkuara.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
j.l./ dita

Me thelle,me thelle..Atje ku jane rezidencat mbreterore te Sali Berishes dhe Ilir Metes.Vetem kujdes mos pesojne gje macet!
shtepia e ilir metes ka marre zjarr dhe nga era e forte zjarri po shkon drejt shtepise se berishes.