Zjarr në hotel, 4 të vdekur dhe 19 të zhdukur

Leda Hysa

Të paktën katër persona mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine.

Mbi 300 persona të akomoduar në Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar me ndihmën e një helikopteri. Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu, të zhdukurit janë 19.

Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar dhe epiket e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin jashtë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje. Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksim nga tymi.

Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrfikëses ndërhyn në vendngjarje.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *