Zjarr në Karaburun, terreni malor bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëses

time

Në gadishullin e Karaburunit, një zjarr ka përfshirë një hapësirë të madhe me shkurre dhe pemë të kësaj zone.

Ky zjarr ka nisur rreth orës 18:30 të mbrëmjes dhe sipas zjarrfikëses së Vlorës dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë, katër automjete zjarrëfikëse ndodhen në vendgjarje teksa flakët duken edhe nga qyteti i Vlorës.

Sakaq, ndërhyrja gjatë natës është tepër e vështirë për shkak edhe terrenit malor teksa do të kërkohet me patjetër nderhyrja nga ajri pasi nga toka është e pamundur  të fiket dhe do të vijojnë flakët duke përfshirë më tepër hapësirë me pemë e shkurre.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *